U hap turniri “Heroi i Kombit – Abedin Bujupi” në Arllat

Mbrëmë në Arllat u dha starti zyrtar i turnirit tradicional “Heroi i Kombit – Abedin Bujupi”, një ngjarje sportive që përçon emocione, krenari dhe kujtim për heroin tonë, transmeton portali DrenicaOnline.

Turniri nisi me një garë të bukur mes shkollave të lokalitetit:
ShFMU “Abedin Bujupi” Arllat,
ShFMU “Mehdi & Sylejman Bytyqi” Arllat,
ShFMU “Jusuf Gërvalla” – Negroci,
dhe ShFMU “Hasan Prishtina” – Llapushnik.

Pas një atmosfere të zjarrtë e sportive, në finale u përballën ekipet e Negrocit dhe Llapushnikut, ku kampionë u shpallën djelmoshat nga Llapushniku. Pjesëmarrësit u përgëzuan për lojën e ndershme dhe shpirtin luftarak.

Pas ndeshjeve të shkollave, skena u hap për ekipet seniore që janë pjesë e këtij turniri. Që në sfidat e para u ndjenë adrenalina, emocioni dhe përkushtimi në fushë, në një turne që nuk është vetëm garë sportive, por edhe nderim për Heroin e Kombit.

Kjo ishte vetëm nata e parë e turnirit, ndërsa ditët në vijim pritet të sjellin edhe më shumë emocione, pasion dhe lojë të bukur.

Lavdi Heroit Abedin Bujupi!
Turniri vazhdon me moton: sport, përkujtim dhe bashkim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë