Drenasi me nismë të fuqishme në Lezhë – Pjerin Ndreu: Një darkë e paharruar shqiptare me liderë nga të gjitha trojet (Video)

Një natë për t’u kujtuar gjatë është organizuar mbrëmë në qytetin historik të Lezhës, në kuadër të një nisme të nisur në Drenas të Kosovës nga Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci. Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, e ka përshkruar këtë darkë si një ngjarje të veçantë që dëshmon për unitetin dhe miqësinë shqiptare kudo që jemi.

“Mbrëmë, një darkë shqiptaresh nga gjithë trojet në Lezhë, për të mos u harruar! Një organizim i nisur në Drenas, Kosovë, nga kryetari i Komunës dhe miku ynë, Ramiz Lladrovci,” shkroi Ndreu.

Në këtë mbrëmje të veçantë morën pjesë shumë personalitete të shquara nga të gjitha trojet shqiptare, përfshirë Talat Xhaferin, Ramush Haradinajn, Dritan Abazoviqin, Enver Hoxhajn, Përparim Ramën, Petrit Malajn, Ulsi Manjën, Ben Blushin, Gazmend Muhaxherrin, Agim Aliun, Daut Haradinajn, Nait Hasanin, Lahi Brahimajn, Prec Zogajn, Frano Kullin, Agim Ademin, Smajl Latifin, Bashkim Ramosajn, Gëzim Hajdinagën, Ahmet Prencin, Rakip Sulin, Admir Kadelin dhe shumë të tjerë.

“Një demonstrim uniteti dhe miqësie shqiptare, e pastër dhe me shumë kuptim,” përfundoi Pjerin Ndreu, duke falënderuar të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe për nderin që i bënë Lezhës – qytetit të Besëlidhjes së Gjergj Kastriotit.

VIDEO

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë