Deputeti Xhevahir Geci: Shtatorja e Heroit Asllan Fazliu në Drenas, kujtim i gjallë i sakrificës për liri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhevahir Geci, ka reaguar pas vendosjes së shtatores së Heroit Asllan Fazliu – Komandant Luani në Drenas, duke e vlerësuar këtë akt si nderim të denjë për një figurë që dha gjithçka për lirinë e Kosovës, transmeton portali DrenicaOnline.

“Shtatorja e Heroit Asllan Fazliu tani qëndron në Drenas, si një kujtim i gjallë i sakrificës për liri dhe atdhe. Ai ishte shembull i guximit e përkushtimit për Kosovën”, ka thënë Geci.

Ai ka shprehur mirënjohje dhe nderim për veprën e Fazliut, duke theksuar se heroizmi i tij do të jetojë përjetë.

“Lavdi përjetë!” – përfundon reagimin e tij deputeti Geci./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë