Driton Ajazi uron qytetarët: “Gëzuar Dita e Çlirimit, Drenas!”

Kryetari i Demokratëve për Drenasin (DD), Driton Ajazi, ka uruar qytetarët e komunës me rastin e Ditës së Çlirimit, duke vlerësuar sakrificën e dëshmorëve dhe lavdinë e kësaj dite historike për Drenasin, transmeton portali DrenicaOnline.

“Sot, në këtë ditë të shënuar për Drenasin, përulemi me nderim e krenari para sakrificës së bijve më të mirë të kësaj toke, që dhanë gjithçka për lirinë që e gëzojmë sot,” shkruan Ajazi.

Ai thekson se 14 Qershori është një ndër datat më domethënëse të historisë së re të Drenasit, dita kur filloi një epokë e re, mbi themelet e gjakut të dëshmorëve dhe përkushtimit të qytetarëve.

“Këtë vit, kjo ditë u bë edhe më madhështore me zbulimin e Shtatores së Heroit Asllan Fazliu – Komandant Luani, simbol i luftës dhe sakrificës për atdhe. Nderimi ndaj tij është nderim për të gjithë dëshmorët që na trasuan rrugën e lirisë.”

Ajazi e përmbyll mesazhin e tij me një thirrje për përkushtim dhe punë në të mirë të vendit:
“Le të jetë kjo ditë një thirrje për të gjithë ne, që të punojmë fort e me përkushtim për të ardhmen që e meriton Drenasi dhe mbarë Kosova.”

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
Gëzuar Dita e Çlirimit, Drenas!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë