Deputeti Fadil Demaku nderon Komandant “Luanin”: “Lavdi jetës dhe veprës së tij!”

Në Ditën e Çlirimit të Komunës së Drenasit, është përuruar shtatorja e heroit të kombit, Asllan Fazliu – Komandant Luani, një figurë e shquar e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton portali DrenicaOnline.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Fadil Demaku, ka shprehur respektin dhe nderimin e tij për veprën e heroit, duke e cilësuar atë si një ndër luftëtarët më të dalluar të UÇK-së.

“Sot, me rastin e Ditës së Çlirimit të Drenasit, u përurua shtatorja e Heroit Asllan Fazliu, njërit ndër luftëtarët më të shquar të UÇK-së. Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, shkroi Demaku në një reagim publik.

Shtatorja, e vendosur në zemër të Drenasit, simbolizon qëndresën dhe heroizmin e Asllan Fazliut dhe përbën një kujtesë të përhershme për brezat që vijnë mbi sakrificën e dëshmorëve për liri.

Lavdi të përjetshme Komandant Luanit!
Nderim për të gjithë ata që luftuan për lirinë e Kosovës!/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë