E dhimbshme: Ky është ish-ushtari i UÇK-së që vdiq tragjikisht në Kotorr të Skenderajt

Një aksident tragjik i ndodhur dje në fshatin Kotorr të Skenderajt i ka marrë jetën 55-vjeçarit Driton Hajrizi, transmeton portali DrenicaOnline.

Dritoni ishte një figurë e njohur dhe e respektuar, jo vetëm në vendlindje por edhe më gjerë. Ai ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për liri, ndërsa pas përfundimit të saj vazhdoi të shërbente me nder në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe më pas në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjatë gjithë jetës së tij, Driton Hajrizi u dallua për vlerat e larta njerëzore, përkushtimin ndaj vendit dhe dashurinë për atdheun. Ai la gjurmë të pashlyeshme në komunitet dhe në zemrat e atyre që patën fatin ta njohin.

Humbja e tij ka prekur thellë familjen, miqtë dhe bashkëluftëtarët.

Pusho i qetë, Driton. Do të të kujtojmë gjithmonë me respekt dhe mall.

Ngushëllime të sinqerta familjes Hajrizi dhe të gjithë atyre që ndajnë dhimbjen për këtë humbje të madhe.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë