Tragjedi në Skenderaj: Ish-ushtari i UÇK-së humb jetën nga aksidenti me traktor

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë pasdite fshatin Kotorr të Skenderajt. Një burrë ka humbur jetën tragjikisht pasi traktori me të cilin po punonte është rrokullisur, transmeton portali DrenicaOnline.

Burime të sigurta konfirmojnë për portalin tonë se viktima ishte ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i njohur në komunitetin e tij për angazhimin dhe kontributin gjatë luftës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet emergjente, përfshirë ndihmën e shpejtë dhe Policinë e Kosovës, të cilat po kryejnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

DrenicaOnline ka pyetur policinë përkitazi me rastin dhe është në pritje të përgjigjes…

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë