Publikohen pamjet nga vendi i ngjarjes ku humbi jetën ish-ushtari i UÇK-së në Kotorr të Skenderajt

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kotorr të Skenderajt, ku një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka humbur jetën pasi traktori me të cilin po punonte është rrokullisur.

Portali Rajoni ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen traktori i rrokullisur.

Policia e trafikut po heton rrethanat e aksidentit fatal.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë