Policia konfirmon aksidentin fatal afër Skenderajt, ku humbi jeten veterani i luftës derisa po punonte me traktor

DrenicaOnline ka raportuar më herët për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sonte në fshatin Kotorr të Skenderajt, ku një person ka humbur jetën pasi është rrokullisur me traktor, derisa ishte duke punuar në pyll.

Lajmin për DrenicaOnline e ka konfirmuar tani zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana, e cila bëri të ditur se viktima është një mashkull rreth moshës 55-vjeçare.

“Sot, më datën 12.06.2025, rreth orës 19:00 është raportuar se në fshatin Kotorr të Skenderajt, një person i moshës madhore, derisa kishte qenë duke punuar në pyll, është rrokullisur me traktor. Njësitë relevante kanë dalë në vendngjarje, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se personi në fjalë, i moshës rreth 55-vjeçare, është pa shenja jete,” ka deklaruar Pllana për DrenicaOnline.

Viktima ishte veteran i luftës./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë