Oliver Kahn dhe Burim Hazrolli fotografohen së bashku në Gjermani – legjenda e futbollit gjerman dhe sponsori i madh i sportit ndajnë momente në një ambient të hapur (Foto)

Disa fotografi të rralla janë bërë publike ku shihen së bashku legjenda e portës gjermane, Oliver Kahn, dhe biznesmeni i njohur shqiptar, Burim Hazrolli, transmeton portali DrenicaOnline.
Dy figurat janë fotografuar duke qëndruar në një tavolinë në një ambient të hapur diku në Gjermani, teksa duket se kanë ndarë një bisedë miqësore.
Kjo pamje ka ngjallur menjëherë interes në opinionin sportiv dhe atë të biznesit, për shkak të peshës që të dy mbajnë në fushat e tyre përkatëse.
Oliver Kahn, një ndër emrat më të mëdhenj në historinë e futbollit gjerman dhe ndër portierët më të mirë në botë, ndërsa Hazrolli njihet si një prej biznesmenëve më të suksesshëm shqiptarë në Evropë.
Rikujtojmë se kompania gjigante “Hazrolli”, e udhëhequr nga Burim Hazrolli, është një nga sponsorët më të mëdhenj të sportit në Gjermani, duke mbështetur klube, aktivitete sportive dhe iniciativa për të rinjtë.
Nuk dihet ende nëse takimi mes Kahn dhe Hazrollit ka qenë thjesht miqësor apo ka pasur edhe prapavijë bashkëpunimi në fushën e sportit, por ajo që është e sigurt, është se fotografitë e tyre kanë bërë bujë.
DrenicaOnline do të sjellë detaje të tjera nëse ky takim do të rezultojë në një projekt të përbashkët mes legjendës së futbollit dhe sponsorit të njohur shqiptar./DrenicaOnline/