KF Fadil Bujupi shpallet kampion në Turnirin “Tre Heronjtë Nekoc”!

KF Fadil Bujupi ka fituar vendin e parë në Turnirin tradicional “Tre Heronjtë Nekoc”, duke shkruar një tjetër kapitull krenar në historinë e këtij ekipi nga Arllati i Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.
Ky sukses nuk është vetëm një fitore sportive, por një dëshmi e përkushtimit, disiplinës dhe unitetit që e karakterizon këtë skuadër. Me zemër në fushë dhe shpirtin e garës në çdo minutë, djemtë e Fadil Bujupit treguan se kur puna dhe pasioni bashkohen, suksesi është i pashmangshëm.
Urime të përzemërta lojtarëve luftarakë, stafit profesional që qëndron gjithmonë prapa tyre me përkushtim, si dhe tifozëve të zjarrtë të Bujupëve, të cilët janë gjithmonë zëri, zemra dhe fryma e ekipit!
Urime kampiona – Arllati është krenar me ju! 🏆👏🔥