Hektor Beqiri me mesazh të fuqishëm në Ditën e Çlirimit: Çlirimtarët në burg, serbët të lirë – kjo nuk është drejtësi!

Në Ditën e Çlirimit të Kosovës, Hektor Beqiri ka reaguar ashpër ndaj padrejtësive që, sipas tij, po u bëhen çlirimtarëve të luftës. Ai ka kritikuar ashpër faktin që ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen në Hagë, ndërsa kriminelët serbë vazhdojnë të jenë të lirë.

“Ditën e Çlirimit po e presim me çlirimtarë në burg dhe me plagë të reja,” shkruan Beqiri në rrjetet sociale. Ai thekson se ata që sollën lirinë sot po trajtohen si pjesë e një ‘Ndërmarrjeje të Përbashkët Kriminale’, ndërkohë që kriminelët serbë “bredhin lirshëm në krejt botën”.

“Çlirimi nuk është i plotë pa lirimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së! Lavdi të gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve!” – përfundon Beqiri.

Ky reagim vjen në një kohë kur shumë qytetarë, organizata dhe figura publike po kërkojnë drejtësi për çlirimtarët që sot gjenden prapa grilave në Hagë, ndërsa opinioni në Kosovë mbetet i ndjeshëm ndaj mënyrës se si po trajtohen liderët e luftës për liri.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë