Dalin pamje nga rrëzimi i avionit në Indi (VIDEO)

Kanë dalë pamje nga rrëzimi i një avioni me mbi 200 pasagjerë i cili shpërtheu në Indinë perëndimore.

Duket se avioni është rrëzuar në një zonë banimi, ndërkohë që sinjali humbi disa sekonda pas ngritjes kur aeroplani kishte arritur 625 metra lartësi, sipas Flight Radar.

Në një deklaratë të postuar në X, kryetari i Air India, Natarajan Chandrasekaran, thotë “me hidhërim të thellë konfirmoj se fluturimi 171 i Air India që operonte Ahmedabad London Gatëick u përfshi në një aksident tragjik sot”.

Ministri i Aviacionit të Indisë thotë se ekipet e shpëtimit janë mobilizuar, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë