U mbajt mbledhja e Kryesisë së PP “Bashkimi Demokratik” në Drenas – Fokus në zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Partia politike “Bashkimi Demokratik” ka mbajtur sot një mbledhje të rëndësishme të Kryesisë në Drenas, në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor. Në këtë takim u diskutuan përgatitjet parazgjedhore dhe strategjitë për një organizim efikas në terren.

Mbledhja u udhëhoq nga kryetari i partisë, prof. dr. Ajvaz Berisha, ndërsa të pranishëm ishin edhe nënkryetarët Izjah Celaj dhe Arbër Halilaj, sekretari Zeqir Bekolli, anëtari i Kryesisë Xhemail Bytyqi, afaristi Sahit Thaqi, si dhe përfaqësues të tjerë të strukturave drejtuese.

Të pranishmit theksuan rëndësinë e mobilizimit të anëtarësisë, aktivistëve dhe përkrahësve në funksion të një fushate të qetë, konstruktive dhe përfaqësuese. Në mbledhje u diskutuan gjithashtu aktivitetet e radhës të kryetarëve të nëndegëve, me qëllim që prania e Bashkimit Demokratik të forcohet në çdo lokalitet të komunës së Drenasit.

PP “Bashkimi Demokratik” mbetet e përkushtuar për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetarët e Drenasit dhe premton një ofertë politike të bazuar në vlera, transparencë dhe zhvillim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë