Sala Jashari: Seanca e 30-të është kaos institucional, Dehari po vepron sipas urdhrave të partisë

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka kritikuar zhvillimet në Kuvend, duke thënë se seanca e 30-të konstituive është shndërruar në kaos institucional, ndërsa rezultati që pritet do të duhej të ishte arritur që në ditën e parë.

“Është e habitshme që kemi arritur në seancën e 30-të për diçka që mund të zgjidhej për pesë minuta. Kjo është përsëritje e dëmshme dhe situatë jo e lehtë për askënd”, tha ajo.

Jashari komentoi edhe qëndrimin e Avni Deharit, duke thënë se ai po vepron sipas direktivave të partisë, pa pasur hapësirë për veprim të pavarur.

“Sikur dikush t’i tregonte se mund të zëvendësohej nga një anëtar më i vjetër i partisë. Kjo situatë është shqetësuese dhe shpresoj të ketë reflektim”, u shpreh deputetja e PDK-së.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë