Më 14 qershor bëhet përurimi i shtatores së Heroit Asllan Fazliu në Drenas

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, njofton qytetarët se më 14 Qershor 2025, do të bëhet përurimi i shtatores së Heroit Asllan Fazliu, në Drenas.
Me këtë rast, ju informojmë se hapësira e parkingut përgjatë rrugës “Adem Mula” (te banesat e kuqe), do të jetë e rezervuar dhe e mbyllur për qarkullim nga ora 07:00 deri në ora 13:00.
Lusim të gjithë qytetarët që paraprakisht të lirojnë këtë hapësirë parkingu, për të mundësuar mbarëvajtjen e aktivitetit zyrtar.
Faleminderit për mirëkuptim!