Nisma Socialdemokrate nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Fatmir Limaj takon strukturat në Drenas

Nisma Socialdemokrate ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor të këtij viti. Lideri i kësaj partie, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim me strukturat e degës së Nismës në Drenas, në kuadër të mobilizimit për zgjedhje, shkruan portali DrenicaOnline.

Në një fotografi të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet prania e disa prej emrave të njohur të komunitetit drenicas, të cilët pritet të kenë rol aktiv në këtë proces. Në mesin e tyre janë: Liman Krasniqi, Shumzim Bujupi, Xhafer Plakiqi, Mustafë Hoxha, Mehdi Thaqi dhe Naim Gjoshi.

Ende nuk është bërë e ditur nëse Nisma Socialdemokrate do të garojë me kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit, apo do të fokusohet vetëm në garën për asamblenë komunale.

Megjithatë, angazhimi i figurave të njohura në takim lë të kuptohet se partia po e konsideron seriozisht rikthimin në skenën lokale në këtë komunë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë