Në dyert e Kuvendit vendoset fotoja e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, qytetari: Pa ata nuk ka festë

Në dyert e Kuvendit të Kosovës ku pas pak pritet të mbahet seanca e 30-të konstituive, është vendosur fotografia e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Sipas një qytetari i cili edhe e mori këtë iniciativë, pa ish-krerët e UÇK-së të cilët gjenden në Hagë tash e disa vjet, nuk ka festë.

“Pa u çliruar këta, nuk ka festë. Duhet të lirohen këta prej burgut pastaj ka festë. Ajo (Albulena Haxhiu) do me ia zënë vendin Kadri Veselit, i thoshte kriminel tash do me u ul në karrigen e tij. Janë idiota, përjashtuar disave që janë shumë të mirë”, u shpreh qytetari, njofton Klankosova.tv.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë