Lladrovci ngushëllon për ndarjen nga jeta të veteranit Beqir Ferizi nga Pokleku

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me dhimbje të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Beqir Ferizi, nga fshati Poklek.

Në emër të institucioneve komunale dhe qytetarëve të Drenasit, kryetari Lladrovci ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ferizi, miqtë dhe bashkëluftëtarët, për humbjen e një njeriu të dashur, të respektuar dhe kontributor të madh për lirinë e vendit.

“Baci Beqir do të kujtohet gjithmonë për guximin, përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar në luftën për liri dhe pavarësi. Vepra dhe sakrifica e tij do të mbetet përherë pjesë e historisë sonë të lavdishme kombëtare”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

U prehsh në paqe, Baci Beqir!
Lavdi jetës dhe veprës tënde!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë