LDK në Drenas prezanton kandidatin e tretë për Asamblenë Komunale

Dega e LDK-së në Drenas, e udhëhequr nga Egzon Qorri, ka vazhduar sot me prezantimin e kandidatëve për Asamblenë Komunale, transmeton portali DrenicaOnline.

Kandidati i radhës është Gazmend Buzhala, master në Skulpturë, i cili njihet si artist dhe edukator me përvojë në fushën e arsimit dhe kulturës. Ai vlerësohet për angazhimin e tij në promovimin e përfshirjes rinore dhe për një qasje të re në udhëheqje lokale.

“Z. Gazmendi është një artist dhe edukator që e njeh nga afër rëndësinë e arsimit, kulturës dhe përfshirjes rinore”, ka shkruar Qorri në njoftim.

LDK deri më tani ka prezantuar tre kandidatë për Asamblenë e Komunës së Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë