Krasniqi: Kam pritur që partia e parë të reflektojë, por s’pres ndryshim

Deputeti nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi, ka thënë se nuk pret ndonjë ndryshim nga seanca e sotme, e 30-ta me radhë, për konstituim të Kuvendit.
“Nuk pres ndonjë ndryshim. Kam pritur që partia e parë të reflektojë. Sipas meje, gjithçka do të jetë njëjtë”, tha ai për Klan Kosovën në hyrje të Kuvendit.
Krasniqi, duke qenë i biri i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha se në të kaluarën, “fillimisht janë siguruar votat, e pastaj kanë ardhur në Kuvend”.