Finalja e madhe: KF Fadil Bujupi përballë Cani Travel!

Turniri tradiocional “Tre Heronjtë” po hyn në fazën më të zjarrtë – finalen e madhe! Mos e humbisni momentin më emocionues të këtij turniri futbollistik. Pas shumë sfidash, gola spektakolarë dhe lojë të fortë, ka ardhur koha të kurorëzojmë kampionin e madh.

Data: 12.06.2025
Ora: 20:00
Vendi: Fshati Nekofc

Në finale do të përballen KF Fadil Bujupi dhe Cani Travel, dy ekipe që kanë dëshmuar cilësi, luftë dhe pasion gjatë gjithë turneut. Kjo përballje premton emocion deri në sekondën e fundit.

Eja të mbështesësh ekipin tënd, të ndjesh atmosferën unike dhe të jesh pjesë e këtij spektakli sportiv.

Të gjithë janë të mirëpritur.

#FinaljaEMadhe #Futboll #TurneuTreHeronjtë2025 #Kampionët #KFFadilBujupi #CaniTravel

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë