Drejtoria e Inspeksionit në Drenas në veprim për mbrojtjen e konsumatorëve

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Drenasit ka ndërmarrë një sërë veprimesh konkrete për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve, përmes inspektimeve të rregullta në pika të shitjes me pakicë dhe shumicë në territorin e komunës.
Gjatë kontrolleve të realizuara janë identifikuar produkte me afat të skaduar, të cilat përbënin rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve. Në përputhje me procedurat ligjore, këto produkte janë asgjësuar menjëherë.
Ndaj subjekteve përgjegjëse janë ndërmarrë masa ndëshkuese, bazuar në legjislacionin në fuqi, për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla dhe për të rritur përgjegjësinë ndaj konsumatorëve.
Drejtoria e Inspeksionit nënvizon përkushtimin e saj për ruajtjen e standardeve të sigurisë dhe cilësisë së produkteve, duke ftuar njëkohësisht qytetarët që të jenë pjesë e këtij angazhimi përmes raportimit të çdo shkeljeje apo parregullsie.
Raportimet mund të bëhen në mënyrë direkte në Drejtorinë e Inspeksionit ose përmes kanaleve zyrtare të Komunës së Drenasit.
Mbrojtja e shëndetit publik dhe e të drejtave të konsumatorit mbetet prioritet i pandalshëm!