Isak Neziri dhuron laptopë për fëmijët e SOS Fshatit në Prishtinë: “Një premtim i përmbushur”

Afaristi i njohur nga Drenasi, Isak Neziri ka realizuar një vizitë emocionuese në SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë, ku ka përmbushur një nga premtimet e tij – dhurimin e laptopëve për fëmijët në nevojë, transmeton portali DrenicaOnline.

“E nisa ditën me një rikthim emocional tek SOS Fshati për të ndihmuar fëmijët në nevojë të Kosovës,” ka shkruar Neziri në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e kësaj ndihme në arsimimin dhe përgatitjen profesionale të fëmijëve.

Laptopët e dhuruar do t’u shërbejnë fëmijëve për të pasur një shkollim më të mirë, qasje më të lehtë në dije dhe përgatitje për karrierën e tyre të ardhshme.

Neziri gjithashtu ka falënderuar drejtoreshën e SOS Fshatit, Albana Zogu, për udhëheqjen e suksesshme dhe punën e palodhshme në mbështetje të fëmijëve, duke theksuar se do të vazhdojë të qëndrojë pranë këtij institucioni jetik për shoqërinë kosovare./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë