Dhunë në familje në Skenderaj, rasti përfundon në procedurë të rregullt

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Policinë e Kosovës më 9 qershor 2025, lidhur me një ngjarje të ndodhur më 5 qershor, rreth orës 18:00 në Skenderaj.
Sipas raportit, e dyshuara – një femër kosovare – dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike. Fatmirësisht, në këtë rast nuk raportohet për persona të lënduar, transmeton portali DrenicaOnline.
Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në mënyrë të rregullt dhe hetimet do të vazhdojnë sipas procedurave ligjore./DrenicaOnline/