Avokati Skender Musa për dëshmitarët në Hagë: Ku është keqtrajtimi kur dëshmitari thotë se m’kanë qit çaj rusi e ma kanë prish lukthin?

Avokati Skender Musa, ka thënë në “Frontal” të T7, se ka pasur dëshmitarë në Gjykatë Speciale që kanë deklaruar se “në ndalim iu kanë qitur çaj lukthi për t’iu prishur lukthin.

Ai ka thënë se vetë dëshmitarët do të jenë argumenti për rrëzimin e aktakuzave ndaj krerëve të luftës.

“Argumentet kryesor i rrëzimit të aktakuzës kanë me qenë dëshmitarët kyç që Prokuroria ka mendu që përmes tyre ka me konfirmu aktakuzën, ne i kemi parë dëshmtiarët kyç çfarë dëshmi banale kanë dhënë që janë nënçmuese për vetë ata”.

“Cili është keqtrajtimi kur thotë se më ka qitë çaj rusi dhe më ka prish lukthin”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë