Aksident në Drenas/ Një grua lëndohet, shoferi i dehur përfundon në mbajtje

Një aksident trafiku me lëndime trupore ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Ilaz Kodra” në Drenas, rreth orës 21:15.

Sipas raportit të Policisë, një mashkull kosovar është arrestuar pasi ka shkaktuar aksident duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, transmeton portali DrenicaOnline.

I dyshuari ka goditur një veturë tjetër që drejtohej nga një grua kosovare.

Si pasojë e përplasjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar ndihmën e parë mjekësore. Ndërkohë, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e rastit.

/DrenicaOnline/

[Foto: Arkiv]

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë