Zyrtare: Kjo është data kur do të mbahen zgjedhjet lokale

Tashmë është marrë edhe vendimi lidhur me datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Indeksonline mëson se zgjedhjet do të mbahen ditën e diele, më 12 tetor 2025.
Ky vendim vjen pas konsultimeve të zhvilluara javën e kaluar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka mbledhur përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar për datën dhe organizimin e këtij procesi zgjedhor.
Detaje të tjera lidhur me fushatën dhe përgatitjet pritet të bëhen publike në ditët në vijim.