Teuta Gashi, numër 2 në listën e LDK-së për asamble komunale në Drenas

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Drenas, Egzon Qorri, ka vazhduar prezantimin e kandidatëve për Asamblenë Komunale, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale, transmeton portali DrenicaOnline.

Sot, ai ka prezantuar një emër të njohur dhe të respektuar në skenën politike lokale – znj. Teuta Gashi, kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në Drenas, e cila do të garojë me numrin 2 në listën e kësaj partie.

“Me përvojë të dëshmuar dhe përkushtim të palëkundur, znj. Gashi përfaqëson zërin e gruas, të drejtës dhe të zhvillimit në Drenas. Besojmë fuqishëm se me Teutën në Asamble, zëri i qytetarit do të dëgjohet më fuqishëm!”, ka deklaruar Qorri.

LDK-ja në Drenas ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të vazhdojë me prezantimin e kandidatëve të tjerë që do të jenë pjesë e listës për Asamblenë Komunale./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë