PDK në Drenas zyrtarizon kandidaturën e Ramiz Lladrovcit për Kryetar Komune

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas ka miratuar me shumicë absolute kandidaturën e Ramiz Lladrovcit për kryetar komune në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Burimet e DrenicaOnline kanë thënë se nga gjithsej 44 votues, 42 u shprehën pro, një abstenoi dhe një tjetër votoi kundër, duke i hapur rrugë Lladrovcit drejt një tjetër kandidature për drejtimin e komunës së shpallur gjashtë herë kampione për përformancë të mirë në nivel vendi.

Me këtë vendim, PDK e Drenasit konfirmon besimin e saj në udhëheqësinë dhe përvojën politike të Lladrovcit, i cili pritet të jetë një nga kandidatët kryesorë në garën për të parin e komunës./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë