Driton Ajazi falënderon miqtë për urimet në ditëlindje: “Ju jeni forca dhe frymëzimi im!”

Me rastin e ditëlindjes së tij, kryetari i “Demokratëve për Drenasin”, Driton Ajazi, ka shprehur falënderimet më të sinqerta për të gjithë ata që e kanë uruar në këtë ditë të veçantë për të.
Përmes një postimi publik, Ajazi është shprehur thellësisht mirënjohës për dashurinë, mbështetjen dhe fjalët e mira që i janë dërguar nga bashkëpunëtorë, miq dhe qytetarë.
“Unë ndihem i bekuar dhe shumë me fat që jeni pjesë e jetës time. Ju jeni forca, frymëzimi dhe arsyeja që çdo sfidë bëhet më e lehtë dhe çdo arritje më e bukur,” ka shkruar Ajazi.
Kryetari i “Demokratëve për Drenasin” vlerëson se çdo sukses që ka arritur deri më tani është falë përkrahjes së të tjerëve, duke premtuar vazhdim të rrugëtimit me besim dhe përkushtim.
“Le të vazhdojmë të ecim përpara, me besim të plotë për suksese dhe arritje të përbashkëta,” përfundon urimin e tij Ajazi, duke e mbyllur me një mesazh dashurie dhe respekti për të gjithë.