Ansambli “Drenica” shpallet fitues i Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “I Këndojmë Lirisë” në Klinë

Me një paraqitje madhështore dhe artistike të nivelit të lartë, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Drenica” nga Skenderaj është shpallur fitues i edicionit të 23-të të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “I Këndojmë Lirisë”, që u mbajt nga data 6 deri më 8 qershor në qytetin e Klinës.
Çmimi Kryesor “Mujë Krasniqi”, që mban emrin e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, iu dha me meritë të plotë Ansamblit “Drenica”, si vlerësim për paraqitjen e jashtëzakonshme artistike, programin profesional dhe ruajtjen e autenticitetit të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Në këtë festival, i cili mblodhi 33 grupe artistike nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora, “Drenica” spikati me një performancë që preku zemrat e publikut dhe jurisë, duke dëshmuar fuqishëm rolin e saj si ambasador i kulturës sonë.
Falënderime të veçanta iu drejtuan jurisë për vlerësimin profesional, si dhe të gjithë anëtarëve të ansamblit që me përkushtim dhe dashuri për kulturën shqiptare, vazhdojnë të lartësojnë emrin e Skenderajt dhe Drenicës në arenën kulturore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Urime Skenderaj! Krenari për Drenicën!