Vetëvendosje zyrtarizon Egzona Tërdevcin kandidate për kryetare të Drenasit

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar sot Egzona Tërdevcin si kandidate për kryetare të Komunës së Drenasit në zgjedhjet e ardhshme lokale, shkruan portali DrenicaOnline.

Nominimi u konfirmua në një takim të mbajtur në Drenas, në prani të Kryeministrit Albin Kurti, sekretarit organizativ Arban Rama, koordinatorit të qendrave Dimal Basha dhe deputetit Alban Zyba, së bashku me kryesinë e qendrës së Vetëvendosjes në Drenas.

“Në Drenas kërkohet dhe meritohet ndryshimi. Egzona Tërdevci do të jetë zëri i fuqishëm opozitar dhe alternativë e re për qeverisje në të mirën e qytetarëve të Drenasit”, u tha në tubim.

Sipas përfaqësuesve të Lëvizjes, fryma e investimeve të qeverisë qendrore do të thellohet dhe zgjerohet përmes një qeverisjeje lokale të drejtuar nga Vetëvendosje.

Thirrja për mobilizim qytetar është bërë e qartë: “Nga sot e përditë, le të angazhohemi në çdo lagje e fshat për një fitore që i duhet Drenasit!”

Ky hap shënon fillimin e fushatës lokale për Vetëvendosjen në Drenas, me synimin për të sjellë një ndryshim thelbësor në qeverisjen lokale.

📌 DrenicaOnline – për lajme të sakta dhe në kohë.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë