Përkujtohen dëshmorët Hasan dhe Xhavit Hasani nga Pokleku i Vjetër

Në 26-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve Hasan B. Hasani dhe Xhavit B. Hasani nga fshati Poklek i Vjetër, janë mbajtur homazhe në nderim të jetës dhe sakrificës së tyre.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me bashkëpunëtorë dhe familjarë të dëshmorëve, vendosën buqeta me lule të freskëta pranë memorialit në Marinë, aty ku prehen trupat e tyre.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci theksoi se:

“Sakrifica e dëshmorëve është themel i lirisë sonë dhe një kujtesë e përhershme për brezat që vijnë. Hasan dhe Xhavit Hasani janë simbol i guximit dhe dashurisë për atdheun. Kujtimi për ta do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona.”

Dëshmorët Hasan dhe Xhavit Hasani përkujtohen si figura të ndritura të luftës për liri, të cilët me jetën e tyre dhanë shembullin më të lartë të përkushtimit dhe trimërisë ndaj atdheut.

Nderim dhe lavdi të përjetshme për dëshmorët tanë! Kujtimi dhe vepra e tyre do të jetojnë përherë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë