Pamje nga festa e mbrëmshme me flamurin e UÇK-së në Tiranë para ndeshjes me Serbinë (VIDEO)

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë do të luhet sot në “Air Albania”, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Një natë para ndeshjes, tifozët nga Kosova u përkujdesën për atmosferën në Tiranë, atje ku me muzikë dhe me flamurin e Kosovës e të UÇK-së sollën mjaft emocione.

Në një lidhje direkte me gazetarin Arlind Sadiku në “Edicionin Special”, një tifoz nga Kastrioti tha se janë mbledhur atje nga zemra e Kosovës.

Ndiqeni atmosferën që u krijua mbrëmë në Tiranë nën ritmin e këngës “Mora Fjalë” nga Shkurtë Fejza.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë