Lladrovci fton qytetarët në tubim publik: Jepni zërin tuaj për zhvillimin e Drenasit!

Njoftim për qytetarët e Komunës së Drenasit!

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, në përputhje me nenin 68 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe rregulloret komunale për transparencë, organizon:

🗓️ Tubim me publikun
📅 Data: E enjte, 19 qershor 2025
⏰ Ora: 11:00
📍 Vendi: Salla e Kuvendit të Komunës së Drenasit

🔎 Gjatë këtij takimi, do të diskutohen:
✅ Aktivitetet komunale gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025
✅ Arritjet dhe sfidat e përballuara
✅ Objektivat dhe planet për të ardhmen
✅ Investimet kapitale që po zhvillohen në komunë

🗣️ Ftohen të gjithë qytetarët, organizatat dhe subjektet e interesuara që të marrin pjesë, të shtrojnë pyetje dhe të japin propozime konkrete për përmirësimin e jetës në komunë.

🤝 Mos e humbisni këtë mundësi për të qenë pjesë aktive e vendimmarrjes dhe transparencës!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë