Dy zjarrfikës në ndërrim për mijëra banorë – a mjaftojnë për të na mbrojtur?

Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Nexhmedin Gruda, së bashku me Ibrahim Hajdarin, vizituan Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në komunën e Drenasit.
Nga afër u njohën me punën dhe angazhimin e zjarrfikësve, të cilët, pavarësisht gjendjes së vjetruar të automjeteve dhe numrit të vogël, treguan përkushtim, përgatitje dhe moral të lartë.
Sipas Rregullores Nr. 08/2022, Neni 15, Pika 3, një zjarrfikës duhet të mbulojë 1500 banorë, që për komunën e Drenasit do të thotë nevojën për 32 zjarrfikës. Aktualisht kemi vetëm 15 zjarrfikës dhe shpesh vetëm dy prej tyre në ndërrim.
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, nën drejtimin e Grudës, ka kërkuar vazhdimisht shtimin e stafit, por deri tani nuk ka pasur reflektim nga organet përgjegjëse.
Duke qenë në prag të periudhës së nxehtë me rrezik të shtuar për zjarret e hapura, Drejtoria ka kërkuar mobilizim maksimal dhe ngritje të gatishmërisë së kapaciteteve ekzistuese.
📢 Thirrje për qytetarët:
Tregoni kujdes dhe vigjilencë të shtuar! Çdo rast i zjarrvënies së qëllimshme do të trajtohet me masa ndëshkuese, sipas ligjit.