Atdhe Delijaj nuk njeh humbje: Planet e mija? Të vazhdoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Atdhe Delijaj është në formën më të mirë në boksin profesionist.

Djaloshi nga Kosova deri me tash ka regjistruar gjashtë fitore po në aq meçe apo me statistika të qind për qindta.

Nga gjashtë fitore tre i ka me nokaut. 

Në meçin e fundit në Pardubice të Çekisë, Delijaj shkëlqeu ndaj sllovakut David Zauska duke i shkaktuar edhe humbjen e parë. 

Delijaj kishte treguar cilësitë e tija dhe në rundin e parë e kishte “paketuar” rivalin. 

“Në faqen e boksit BoxRec jam i renditur i 350 në botë. 

Planet e mija për meçet e radhës janë që të vazhdoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku e kam fituar Green Karten”, tha Delijaj i cili ka qenë 4 vjet kampion në Kosovë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë