Policia në Skenderaj arreston një person të kërkuar për sulm ndaj personit zyrtar

Në orët e mëngjesit të sotëm Policia në Skenderaj ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë aktive të Gjykatës.
Arrestimi i të kërkuarit është realizuar pasi ndaj tij kishte urdhëresë aktive i cili ishte i dënuar nga Gjykata me burgim në kohëzgjatje prej shtatë (7) muajsh për veprën penale ,,Sulm ndaj personit zyrtar”.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i kërkuari është dërguar në vuajtje të dënimit.