Kosovari kapet me 11 pushkë automatike në kufirin e Kroacisë, po udhëtonte drejt Zvicrës

Një shtetas i Kosovës është ndaluar në pikën kufitare të Tovarnikut në Kroaci, pasi në veturën e tij janë zbuluar 11 pushkë automatike dhe një sasi municioni.

Sipas raportimit të portalit kroat “index.hr”, zbulimi është bërë nga zyrtarët doganorë të Njësisë Mobile të Vukovarit më 31 maj, gjatë një kontrolli të detajuar.

I dyshuari po udhëtonte në drejtim të Zvicrës kur zyrtarët doganorë ngritën dyshime pas kalimit të veturës nëpër pajisjen speciale të skanimit për automjetet transportuese.

Përveç armëve, në veturë është gjetur edhe municion, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat ligjore ndaj drejtuesit të automjetit dhe pasagjerit që ndodhej me të. /Telegrafi

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë