Vdes avokatja e njohur nga Drenica

Me dhimbje është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të avokates së njohur nga Drenica, Luljeta Gjinovci, e cila për vite me radhë kontribuoi në fushën e drejtësisë në vend, transmeton portali DrenicaOnline.

Lajmi është konfirmuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, e cila nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë të afërmit e saj.

“Në emër të Odës së Avokatëve, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë të afërmit e saj”, – thuhet në njoftimin e Odës.

Sipas njoftimit të familjes, varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, më 3 qershor, në orën 16:00, në varrezat e fshatit Makermal në Skenderaj.

Luljeta Gjinovci njihej si një profesioniste e përkushtuar dhe një zë i respektuar në mesin e komunitetit juridik në Kosovë, veçanërisht në rajonin e Drenicës.

Ngushëllime të sinqerta familjes Gjinovci dhe gjithë komunitetit të avokatëve për këtë humbje të rëndë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë