“Mbath çizmet” dhe del në terren, Drejtori Nexhmedin Gruda në aksion për qytetarët!

Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në Komunën e Drenasit, Nexhmedin Gruda, ka dëshmuar sërish se shërbimi ndaj qytetarëve nuk njeh zyrë, orar apo kushte atmosferike, shkruan portali DrenicaOnline.
Sot, bashkë me zyrtarin Sejdiu, ai ka inspektuar nga afër një zonë problematike ku për shkak të bllokimit të kanalizimit – të shkaktuar nga pakujdesia e qytetarëve – po dëmtoheshin tokat bujqësore përreth.
Pavarësisht temperaturave të larta dhe kushteve të vështira në terren, drejtori Gruda zgjodhi të “mbathë çizmet” dhe të përballet direkt me problemin.
Problemi është identifikuar dhe shumë shpejt pritet ndërhyrja për funksionalizimin e kanalizimit, në mënyrë që dëmet të ndalen dhe të parandalohet përsëritja.
Ky është vetëm një shembull i përkushtimit për një mjedis më të pastër dhe një shërbim efikas për qytetarët e Drenasit./DrenicaOnline/