Drenasi bëhet me noter të ri – Alban Janova emërohet zyrtarisht

Komuna e Drenasit ka zyrtarisht një noter të ri dhe të njohur: Alban Janova, një nga juristët më të spikatur dhe të suksesshëm në sistemin shëndetësor publik të Kosovës. Janova, i cili ka shërbyer si udhëheqës i Sektorit të Burimeve Njerëzore në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), është emëruar noter për këtë komunë dhe do të fillojë detyrën më 16 qershor 2025.

Me një përvojë të gjatë në administratën shtetërore dhe një reputacion të shkëlqyeshëm për profesionalizëm, integritet dhe menaxhim të çështjeve ligjore komplekse, Janova pritet të sjellë standarde të reja në ofrimin e shërbimeve noteriale në këtë rajon.

Ai është i njohur për saktësinë në punë dhe qasjen bashkëpunuese, veçanërisht në zgjidhjen e çështjeve të ndërlikuara ligjore. Si figurë neutrale dhe profesionale, Janova ofron shërbime noteriale në fushat e trashëgimisë, pronës, shitblerjeve, dhuratave, autorizimeve, prokurave, kontratave martesore dhe më shumë.

Zyra e tij është e vendosur në adresën: Rruga “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, Nr. 15, përballë Komunës së Drenasit. Orari i punës është nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00 deri në 16:00.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë