Aksident në hyrje të Drenasit, lëndohen dy femra

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht afër “Lider Marketit”.
Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen dy vetura të aksidentuara dhe njësitet policore që po merren me rastin.
Sipas informacioneve të para, nga ky aksident kanë pësuar lëndime dy femra. Ato janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre për momentin nuk dihet.
Policia e trafikut ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që çuan në aksident.
DrenicaOnline do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja sapo të konfirmohen.