Sejdi Hoxha: Kurti s’i ka votat, nuk e ndryshon kandidatin dhe fajin ia lë opozitës – Turp!

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Sejdi Hoxha, ka reaguar lidhur me situatën politike të krijuar në vend, duke kritikuar ashpër bllokadën institucionale që ka hyrë gati në muajin e katërt, transmeton DrenicaOnline.
Hoxha ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk po arrin të sigurojë votat për krijimin e qeverisë së re, nuk po e ndryshon kandidatin për kryeministër dhe po mban të bllokuara institucionet, ndërkohë që fajin ia adreson opozitës.
“Albin Kurti votat s’i ka, kandidatin nuk e ndryshon, institucionet i mban të bllokuara dhe fajin ia lë opozitës. Turp!”, ka shkruar Hoxha.
Ai ka theksuar se kjo situatë po e dëmton funksionimin e shtetit dhe po vonon zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme për qytetarët. Reagimi i tij vjen në një kohë kur vendi po përballet me ngërç institucional pas zgjedhjeve të fundit, pa një qeveri të re të votuar nga Kuvendi./DrenicaOnline/