Sami Lushtaku pritet të shpall kandidaturën për Kryetar të Komunës së Skenderajt

Sipas disa burimeve të rajonit brenda degës së PDK’së në Skenderaj, Sami Lushtaku, pritet të shpall kandidaturën brenda degës për kryetar të Komunës së Skenderajt.
Të njejtat burime të pa konfirmuara thonë së ka disponim nga ana e tij dhe e simpatizanteve të degës për një rikthim të Sami Lushtakut në krye të Skenderajt.
Se ka lëvizje në këtë drejtim është edhe aktivizimi i simpatizanteve dhe shpërndarja me të madhe nëpër rrjete sociale e një citati të thënë nga Lushtaku.
“Jam i vendosur te kthehem si kryetar i Komunës së Skenderajt”, thuhet në citatin.
Kujtojmë që zgjedhjet lokalet pritet të mbahen në fundvit.
Në garë për Skenderajin, përveç PDK’së, kandidat për kryetar pritet të kenë edhe lista IDEAL dhe Lëvizja Vetëvendosje.