Eldijon Hasi, maturanti nga Drenasi që mori vëmendjen në natën më të rëndësishme të maturës (Video/foto)

Në mesin e shumë maturantëve që festuan sonte në Drenas, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi Eldijon Hasi, një prej maturantëve që la mbresa të veçanta me paraqitjen e tij.

Familja e Eldijonit, e njohur për biznesin “Te Bulat”, kishte organizuar gjithçka në mënyrë madhështore për këtë natë të veçantë. Veturat luksoze të këtij biznesi e përcollën Eldijonin deri te salla ku mbahej festa, duke krijuar atmosferë të veçantë dhe shumë emocione.

Ajo që ra më shumë në sy, përveç kortezhit, ishte edhe veshja e veçantë dhe elegante e Eldijonit, që dëshmoi stil dhe shije të rafinuar.

Mbrëmja e maturës për Eldijonin dhe bashkëmoshatarët e tij do të mbetet kujtim i paharruar, ndërsa suksesi i tij në këtë natë është tregues i një fillimi të mbarë për sfidat e ardhshme.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë