Deliu e PDK-së për Haxhiun: Në vend që të reflektojë, po viktimizohet

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pasi kandidatja e VV-së, Albulena Haxhiu i ka quajtur “sulme seksiste” deklaratat e opozitës për mosvotimin e saj.
Deliu-Kodra, përmes një postimi në Facebook ka thënë se 25 seanca të Kuvendit kanë dështuar për shkak të mungesës së mbështetjes ndaj Albulena Haxhiut, jo për shkak të gjinisë së saj.
25 seanca të Kuvendit kanë dështuar për shkak të mungesës së mbështetjes ndaj Albulena Haxhiut, jo për shkak të gjinisë së saj.
Në vend që të reflektojë mbi këtë refuzim politik, ajo po viktimizohet duke akuzuar për “gjuhë seksiste”.
Kjo është vetëm një tentativë e zbehtë për të shmangur përgjegjësitë dhe për të manipuluar opinionin publik. Dhe mbi të gjitha: është mosrespekt ndaj institucioneve që i keni bllokuar për një pozitë personale.