Berberët nga Drenasi me mision humanitar në shtëpinë “Jetimat e Ballkanit”

Ekipi i “Barber Bros” nga Drenasi sot zhvilloi një aktivitet të veçantë humanitar në shtëpinë e të moshuarve të Jetimave të Ballkanit. Me shumë përkushtim dhe dashuri, ata u kujdesën për pamjen e të moshuarve, duke dhuruar buzëqeshje, ngrohtësi dhe momente të paharruara.

“Ishte një ditë e mbushur me emocione dhe mirënjohje. Mësimi më i madh që morëm sot ishte se bamirësia dhe kujdesi për të tjerët janë dhuratat më të mëdha që mund të japim”, thanë nga “Barber Bros”.

Faleminderit Jetimat e Ballkanit për mikpritjen dhe për mundësinë për të shpërndarë pak gëzim e dashuri!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë