Kjo është gjendja e 27-vjeçarit nga Drenica pas vetaksidentit ku humbi jetën e fejuara e tij 24-vjeçare

Një tragjedi rrugore ka goditur fshatin Polluzhë të Komunës së Skenderajt të dielën pasdite, kur një vetaksident në rrugën Drenas–Skenderaj ka përfunduar me një të vdekur dhe një të lënduar rëndë.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjerja B.Rexha, 24-vjeçare, ndërsa shoferi i automjetit, L.Azemi, 27-vjeçar nga Skenderaj, ka mbetur i lënduar.
Për gjendjen e tij ka folur drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.
“Një burrë i lindur në vitin 1999 është në gjendje stabile, në observim në QE”, tha Syla.